Për ata që besojnë se njerëzit mund të parashikojnë të ardhmen, parashikuesit më të njohur janë Baba Vanga e Ballkanit dhe Nostradamusi.
Profetja e Ballkanit ka parashikuar disa ngjarje të rëndësishme, dhe janë mjaft shqetësuese, sipas personave që merren me interpretimin e parashikimeve.
Sipas atyre që janë përpjekur të deshifrojnë profecitë e saj, në vitin 2020 do të ndodhë që Pakistani, Kina, Japonia dhe Alaska të goditen nga një masë e madhe uji. Sipas tyre, kjo mund të nënkuptojë cunami të nxitur nga tërmetet në Azi.
Nëse profecitë e Baba Vangës janë për t’u besuar, Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të vihet në rrezik nga dikush që ndodhet brenda stafit të tij.
Veç kësaj, “Nostradamudjsa” e Ballkanit parashikon se njerëzimi do të përjetojë ndryshime drastike në planet brenda vitit 2023, për shkak të ndryshimeve në orbitën e tokës.
Kjo pritet të ndryshojë klimën, oqeanet dhe natyrën. Vanga paralajmëron që njerëzit do ta kenë të vështirë të përballen me këto ndryshime.
Pasi Britania të largohet nga BE, Vanga parashikon se kontinenti do të goditet nga një krizë ekonomike.
Ndërsa Rusia, sipas interpretuesve, do të ndikohet nga prania e një meteori.
Sipas interpretuesve të Baba Vangas, presidenti amerikan, Donald Trump, mund të ketë probleme shëndetësore gjatë vitit 2020. /Gazeta Sinjali/