image Baba i Triumf Rizës e quan kriminel Enver Sekiraqen

Kosovë

Dënim/ Baba i Triumf Rizës e quan kriminel Enver Sekiraqen

news image

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, ish-policit të Kosovës që u vra 12 vite më parë, ka folur pasi është dhënë dënimi për herë të dytë nga Gjykata në Prishtinë për Enver Sekiraqen për shkak të ‘nxitjes së vrasjes’.

Ai kryerësit e kësaj vepre i ka quajtur kriminel duke thënë se dënimi të jetë shembull që kriminelët të mos kryejnë punë të tjera.

“Të jetë dënimi shembull, që kriminelët të mos kryejnë kurrë krime”

“Nuk ju kam përzier gjykatave dhe nuk kam pas pasur arsyeje me ju përzije, unë besoj se dënimin ka mundur të jetë më kapital”, ka deklaruar babai i Triumf Rizës.

Ai është shprehur i pa kënaqur me ecurinë e dënimit.

“Nuk munden kurrqysh me u pajtuar me humbjen e djalit ajo që gjatë këtij gjykimi, rigjykimi se kthimi nga Apeli ishte i padrejtë, skandaloz është edhe kthimi në burgim shtëpiak”, ka deklaurar ai për Klan Kosova./Gazeta Sinjali/