image Azerbajxhani ndan 500 mijë euro për Shqipërinë

Botë/ Azerbajxhani ndan 500 mijë euro për Shqipërinë

news image

Kabineti i Ministrave të Azarbajxhanit, sipas agjencisë së lajmeve ona.az, ka ndarë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

 “Kabineti i Ministrave të Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri”, raporton ONA një nga mediat më të rëndësishme në Azerbajxhan.

Sipas këtij urdhri fondet në vlerë prej 500 mijë eurove duhet të ndahen për Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Azerbajxhanit nga Fondi Rezervë i parashikuar në buxhetin e shtetit të Republikës së Azerbajxhanit për vitin 2019.

Kjo ministri ka ndarë paratë nga fondi Rezervë, për të ndihmuar Shqipërinë për t’u rimëkëmbur pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter nga i cili kanë humbur jetën 49 persona dhe kanë mbetur të plagosur qindra të tjerë./Gazeta Sinjali/