image AVUK ka një mesazh për prerjen e kurbanëve

Kosovë

AVUK ka një mesazh për prerjen e kurbanëve

news image

Agjencia tërheq vërejtjen se therjet në vendet me mungesë të kushteve higjienike paraqesin rrezik për helmimin e mishit dhe bartjen e sëmundjeve infektive.

Agjencia e Ushqimit dhe  Veterinës (AVUK) u ka bërë thirrje besimtareve islamë të Kosovës që therjet e kurbanëve t`i bëjnë në thertore të licencuara ku kryhet kontrolli i kafshës nga ana e veterinarit. Agjencia apelon tek qytetarët që para blerjes të sigurohen që kafsha posedon numrin dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës.

”Ato përfshijnë numrin e matrikullit (numër te caktuar të lëshuar nga autoriteti kompetent) të posedojnë certifikatat veterinare shëndetësore të lëshuara nga veterineret e licencuar përgjegjës për kontrolle shëndetësore  të pronës dhe pasaportën. Secila kafshë e cila haset ne tregje apo hapësira tjera pa dëshmitë e lartë cekura, konsiderohet ilegale, ne të njëjtën kohe mund të konfiskohet nga organet kompetente”, thekson AVUK.  

AVUK tërheq vërejtjen se therjet në vendet joadekuate publike, me mungesë të kushteve higjienike janë ilegale dhe paraqesin rrezik për helmimin e mishit dhe bartjen e sëmundjeve infektive, aq më shumë në këtë mot me temperatura të larta.

Lista e thertoreve të licencuara në të gjithë  vendin gjendet në ueb faqen të AUV-s. Në Kosovë janë gjithsej 53 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat arrijnë deri të kapaciteti maksimal i therjes dhe ruajtjes se mishit prej 75-80 krerë./Sinjali/