image 85 inspektorë sanitarë nënshkruan kontratat e punës, pa përfunduar ende afati i ankesave - Sinjali

85 inspektorë sanitarë nënshkruan kontratat e punës, pa përfunduar ende afati i ankesave

news image

Ndonëse afati i ankesave për konkursin për rekrutimin e 85 inspektorëve të rinj sanitarë nuk ka përfunduar ende, sot emrat e përzgjedhur kanë nënshkruar kontratat e tyre të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media.

“85 inspektorët emrat e të cilëve janë publikuar dje, janë thirrur sot për të nënshkruar kontratën e punës”, tha ai para gazetarëve.

I pyetur nëse nënshkrimi i kontratave nënkupton që ankesat që do të pranohen gjatë tri ditëve nuk do të merren parasysh, Vitia mohoi duke thënë se do të shqyrtohen të gjitha ankesat, ani pse janë nënshkruan kontrata.

I pari i Shëndetësisë bëri të ditur se përveç inspektorëve shumë shpejt do të fillojnë punën edhe mbi 1000 punonjës shëndetësorë.

Vitia u bëri sërish thirrje qytetarëve që të marrin vaksinë AstraZeneca, pasi që tha me këtë vaksinë janë imunizuar pothuajse i tërë kabineti qeveritar, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti.

“Në këtë kohë është shumë e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shumë dhe sa më shpejt”, tha ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin