image AVUK mbyll lokalin nga ushqimi i të cilit u helmuan 17 persona në Trudë të Prishtinës
[wp-story id="814678"]

Kosovë

AVUK mbyll lokalin nga ushqimi i të cilit u helmuan 17 persona në Trudë të Prishtinës

news image

17 persona janë helmuar nga ushqimi në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri tek helmimi dyshohet të ketë ndodhur pasi një familje kishte porositur ushqim për këta 85 persona që kishin marrë pjesë në një të pame me 3 shtator të këtij viti.

Flamur Kadriu drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë për Sinjalin se lokali nga i cili janë furnizuar me ushqim është mbyllur.

Tutje ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, pra me datën 3 të këtij muaji.

“Edhe pse raporti përfundimtar nuk është marrë prej inspeksionit sanitar, mirëpo po, e konfirmoj që është mbyll restoranti, faktikisht lokali nga i cili janë furnizuar në fshatin Trudë një numër i qytetarëve”

Inspeksioni sanitar me të marrë lajmin kanë shkuar edhe në fshat edhe nëpër qendrat familjare mjekësore dhe e kanë mbyllur restorantin në të cilin janë furnizuar.

Sipas infoimatave preliminare me datën tre të këtij muaji është zhvilluar ngjarja”, ka thënë ai për Sinjalin.

Për Sinjalin ka folur edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, i cili ka thënë se 6 nga 12 pacientët po trajtohen në një QKMF në Prishtinë.

“Ata kanë kosmuar ushqim 85 prej tyre kanë ankesa këta që i kemi taku në tërësi janë 12 plus 6 në QKMF-në Xhemajl Ibishi në Prishtinë. Mundet me pasë edhe më shumë, por të cilët nuk janë tek mjeku dhe nuk janë paraqitë”, ka thënë ai për Sinjalin.

Tutje Ramadani ka treguar se simptomat  e të helmuarve janë simptoma tipike të toksikimit me ushqim.

“Barkqitje, vjellje, kokëdhembje, mundim, tipike intoksikimit me ushqim”, ka shtuar ai.

Ramadani ka njoftuar se analizat e mostrave të marra nga të helmuarit do të dalin brenda 24 ose 72 orëve. /Gazeta Sinjali/