image Avokati i Naser Pajazitajt: Vendimi për burgim të përjetshëm është skandaloz

Drejtësi

Avokati i Naser Pajazitajt: Vendimi për burgim të përjetshëm është skandaloz

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar sot Naser Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të vitit 2015, në Bjeshkët e Strellcit, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, ky aktgjykim, sipas Gëzim Kollçakut, avokatit të Naser Pajazitajt, është skandaloz dhe mospërfillës.

Sipas tij, kjo gjykatë nuk i ka marrë parasysh as provat e këtij rasti.

“Fatkeqësisht ky është një gjykim skandal i kësaj gjykate, duke mospërfillur asnjë prej rekomandimeve të Gjykatës Supreme, duke mos i marrë parasysh fare provat. Fotografia e telefonit që ka ardhë e ka dëshmu që Naser Pajazitaj në ditën kritike nuk ka qenë farë në Bjeshkët e Strellcit. Jam kureshtar të di arsyetimin e kësaj gjykate posa ta marrë në formë të shkruar”, tha ai./Gazeta Sinjali/