image Avni Zogiani 'plotë' dyshime për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc

Kosovë

Ministri/ Avni Zogiani ‘plotë’ dyshime për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc

news image

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani po pretendon se zëri i ekspertëve dhe banorëve nuk është dëgjuar mjaftueshëm për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc, në Biti të Poshtme.

Zoginai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky projekt dhe projektet e ngjashme do të rishikohen.

“Zëri i eksperteve dhe banorëve nuk është dëgjuar mjaftueshëm dhe projektet mund të kenë ndikim shumë më të madh socio-mjedisor se që është pretenduar në studimet e bëra nga konsulencat e njëanshme të angazhuara për këto projekte”, ka thënë Avni Zogiani.

Ai dyshon se studimet fillestare nuk janë marrë seriozisht për efektin e këtij projekti në jetën e banorëve.

“Studimet fillestare dyshohet së janë bërë pro-forme dhe nuk kanë marrur seriozisht mundësinë e ndikimit në jetën e habitateve dhe të njerëzve në këto zona.
Prandaj, ne iu premtuam banorëve të Bitisë se do t’i rishikojmë projektet e tilla”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/