image Avioni ra mbi shina, momentet dramatike kur policia shpëton pilotin (VIDEO)

Botë

Avioni ra mbi shina, momentet dramatike kur policia shpëton pilotin (VIDEO)

news image

Videoja dramatike tregon tentativën ankthioze të policisë për të nxjerrë njeriun nga avioni, i cili bëri ulje emergjente pak pasi u ngrit nga zona e Pakoimës.

Një video e bërë virale në rrjet, tregon momente dramatike nga një aksion emergjent i policisë në Los Anxhelos (Kaliforni, ShBA-ja jugore ) të dielën. Ata arrijnë të nxjerrin një pilot të bllokuar në kabinën e dëmtuar të avionit të vogël, pas një ulje emergjente që bëri mbi shinat e trenit.

Videoja tregon se ndërhyrja e shpejtë e policisë ishte vendimtare për shpëtimin e jetës së pilotit pasi brenda pak sekondash avioni i dëmtuar u godit nga treni.

“Aeroplani nuk arriti të ngrihej dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente , duke përfunduar në një kryqëzim të ngarkuar,” tha Leuis Jimenez, një kompozitor 21-vjeçar që xhiroi videon.

“Disa sekonda para se treni të godiste aeroplanin, policia shpëtoi pilotin”, shtoi ai.

Sipas mediave lokale, piloti, i cili mori trajtim mjekësor për gërvishtje dhe mavijosje, është në gjendje të qëndrueshme. Nuk raportohet për të lënduar në tren.

https://twitter.com/LAPDHQ/status/1480363436311670784?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1480363436311670784%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2F%3Fp%3D1068594

/GazetaSinjali/