image Avioni mbushet me tym, 183 pasagjerë përjetuan tmerrin

Botë

Avioni mbushet me tym, 183 pasagjerë përjetuan tmerrin

news image

183 persona kanë përjetur momente tmerri pasi avioni me të cilin po udhëtonin u mbush me tym.

Avioni i kompanisë British Airways u nis nga Aeroporti Heathrow i Londrës për në Valencia të Spanjës, ishte duke zbritur në Valencia kur papritur kabina u mbush me tym.

“Asnjëherë nuk kam provuar frikë si kjo”, ka thënë Dani Meroño Bori, një pasagjer në fluturim. Mësoeht se avioni e bëri uljen dhe shërbimet e urgjencës së aeroportit nxituan dhe shkuan menjëherë tëk avioni.

Raportohet se për fat të mirë nuk kishte ndonjë të lënduar rëndë, edhe pse tre pasagjerët u dërguan në spital pas evakuimit “si masë paraprake”, sipas linjës ajrore.

Në avion ndodheshin 183 pesona në bord, ekuipazhi dhe 175 pasagjerë.