183 persona kanë përjetur momente tmerri pasi avioni me të cilin po udhëtonin u mbush me tym.
Avioni i kompanisë British Airways u nis nga Aeroporti Heathrow i Londrës për në Valencia të Spanjës, ishte duke zbritur në Valencia kur papritur kabina u mbush me tym.
“Asnjëherë nuk kam provuar frikë si kjo”, ka thënë Dani Meroño Bori, një pasagjer në fluturim. Mësoeht se avioni e bëri uljen dhe shërbimet e urgjencës së aeroportit nxituan dhe shkuan menjëherë tëk avioni.
Raportohet se për fat të mirë nuk kishte ndonjë të lënduar rëndë, edhe pse tre pasagjerët u dërguan në spital pas evakuimit “si masë paraprake”, sipas linjës ajrore.
Në avion ndodheshin 183 pesona në bord, ekuipazhi dhe 175 pasagjerë.