DJ i ndjerë suedez Avicii, ka fituar çmim në “MTV Europe Music Awards 2019”.
Avicii u nderua me çmimin si “Performuesi më i mirë suedez”, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e “MTV EMA” në Instagram.
“Fituesi i çmimit ‘Performuesi më i mirë suedez’, Avicii”, bëhet e ditur në fotografinë e publikuar.
Kujtojmë që në po të njëjtin event me çmim u nderua edhe rep-artistja shqiptare Loredana Zefi. Ajo rrëmbeu çmimin e “Performancës më të mirë zvicerane”.
Në skenën e “MTV EMA 2019” do të performojnë dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore: Ava Max e Dua Lipa./Gazeta Sinjali/