image Dua Lipa jep këshilla për jetën intime në një marrëdhënie romantike

Bota e Yjeve

Dua Lipa jep këshilla për jetën intime në një marrëdhënie romantike

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë disa këshilla për një jetë seksuale të jashtëzakonshme derisa ka folur për marrëdhëniet e saj intime në podkastin e saj javor, raportoi të dielën “Daily Mail”.

28-vjeçarja ka thënë se mendon që çiftet duhet të jenë plotësisht të sinqertë për atë që kanë nevojë seksualisht në mënyrë që marrëdhënia të funksionojë.

Ylli i popit ka thënë se i duket e çuditshme të mos diskutojë këtë temë dhe beson se çdo siklet rreth seksit duhet të lihet jashtë dhomës.

“Të mos flasësh për seksin me personin me të cilin bën seks është anomali e çuditshme për mua. Mendoj se është e rëndësishme ta normalizojmë bisedën rreth seksit dhe ta bëjmë atë temë për të cilën mund të flasim më lirshëm”, ka thënë Lipa, e cila aktualisht është në lidhje me 42-vjeçarin Romain Gavras.

Gjatë bisedës, Dua ka treguar edhe se cila sipas saj, është mënyra më e mirë për të filluar një lidhje.

“Kërkon forcë dhe pjekuri. Më parë, njerëzit merrnin shumë gjëra të ndryshme nga njerëz të ndryshëm brenda komunitetit të tyre. Tani njerëzit e bazojnë gjithë lumturinë e tyre në një person. Duam të gjejmë atë që plotëson gjithçka – nevojat tona romantike, nevojat tona seksuale, nevojën tonë për një mik të mirë”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/