Deklarata e Albin Kurtit se nuk është obligim kushtetues që Lista Serbe të jetë në qeveri, zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti e ka cilësuar si deklarim elektoral.
Hoti ka thënë se ne e respektojmë kushtetutën sepse sipas tij ndryshe nuk formohet as nuk funksion qeveria.
“Këto deklarata të Kurtit mund të kenë qenë ndoshta edhe deklarime elektorale. Ne duhet ta respektojmë kushtetutën për të ecur përpara se ndryshe as nuk formohet as nuk funksion qeveria. Ne si LDK-së jemi për të siguruar kushteshueshmëri, për të ruaj orientimin pro evropian”, ka thënë Hoti
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte thënë se nuk është obligim kushtetues që Lista Serbe të jetë në qeveri, por ministër serb do të ketë.
“Nuk ka obligim kushtetues që ta kemi në koalicion Listën Serbe, por jemi të vetëdijshëm që duhet ta kemi së paku një ministër nga komuniteti serb dhe obligimin kushtetues do ta përmbushim, veçse koalicioni qeveritar nuk do të jetë kurrsesi i varur nga shantazhet e cilitdo krah e cilësdo ngjyrë, se lëre më të cilësdo etni”, kishte thënë Kurti. /Gazeta Sinjali/