Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka thënë se janë pro dialogut me Serbinë, por që për t’u zhvilluar ky dialog duhet të ketë kushte.
“Ne jemi pro dialogut, i kemi vendosur parimet se çfarë mund të dialogojmë dhe është në interesin tonë që të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë dhe të adresojmë çështjen finale që është njohja e ndërsjellë dhe si regjion të lëvizim përpara”, ka thënë fillimisht ai në emisionin Rubikon.
Sipas tij, Shteti i Kosovës e ka një kartë që duhet ta përdorë ndaj Serbisë.
“Një kartë që duhet ta përdorim është se Serbia nuk mund të bëjë progres pa i zgjidhur çështjet me Kosovën. Pa asnjë dyshim se procesi udhëhiqet nga kryeministri, por opozita do të jetë e informuar në detaje”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, problem i madh i qeverive të kaluara ishte mos informimi i qytetarëve rreth procesit të dialogut, e Qeveria Kurti do të informojë edhe qytetarët edhe opozitën.
Më tej, Hoti shprehet se është i bindur se do të ketë progres në dialogun me Serbinë./Gazeta Sinjali/