Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbledhur Grupin Parlamentar të kësaj partie për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebok, ka bërë të ditur se LDK është e përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile, në përputhje me kushtetutën. Tutje ka thënë se qeveria e re mund të bëhet vetëm në realizimin e programit të dakorduar.
“Sot mblodhëm Grupin Parlamentar të LDK-së. Diskutuam për zhvillimet e fundit. LDK mbetet e përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile, në përputhje me kushtetutën, të cilat do të realizojnë programin qeverisës të dakorduar”, ka shkruar Hoti.
Vetëm disa ditë më parë Albin Kurti nga VV dhe Isa Mustafa nga LDK nuk arritën të merren vesh për ta përmbyllur koalicionin qeverisës. Posti i presidentit ka qenë arsyeja kryesore përse këto dy parti nuk kanë arritur të dakordohen./Gazeta Sinjali/