Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Ava Max, ka reaguar pas tërmetit të sotëm që ndodhi në Shqipëri, ku si pasojë mbetën të vdekur 23 persona.
Ajo këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Trishtuese të dëgjosh këto lajme për Shqipërinë. Lutje për të gjithë të prekurit. Ju dua, qëndroni të fortë”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.
Kujtojmë se shumë artistë shqiptarë u solidarizuan me shqiptarët e prekur, madje disa prej tyre edhe hapën shtëpitë e tyre për të strehuar ata ku nuk kanë ku ta kalojnë natën./Gazeta Sinjali/