image Autostrada Shkup – Bllacë do të përfundojë për tre vjet

Rajon

Autostrada Shkup – Bllacë do të përfundojë për tre vjet

news image

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, lidhur me punimet në rrugën Shkup – Bllacë, tha se pjesa e parë është në ndërtim e sipër dhe se po punohet me ritme të kënaqshme, por kanë hasur edhe në disa probleme gjeologjike që lidhen me terrenin.

Ai theksoi se 27% e asaj traseje prej 10 km është me tunele, që do të thotë se është një rrugë e vështirë për të punuar, por kanë siguruar mjete financiare për këtë.

“Kjo autostradë pritet të përfundojë për tre vjet”, tha Boçvarski.

/GazetaSinjali/