image Autoritetet në Shqipëri dyshojnë se kanë zbuluar objektin ku gjenden 20 persona nën gërmadha

Rajon

Thumanë Autoritetet në Shqipëri dyshojnë se kanë zbuluar objektin ku gjenden 20 persona nën gërmadha

news image

Në rrënojat e pallatit pesëkatësh në Thumanë janë konstatuar disa persona nën rrënoja.

Ekipet e specializuara nga Greqia dhe Italia të mbështetur dhe nga ekspertët e Shqipërisë po punojnë për nxjerrjen e tyre.

Deri tani zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes flitet për 30 të vdekur. Mediat e Shqipërisë raportojnë se dyshohet se 20 persona të tjerë ndodhen nën rrënoja në Durrës e Thumanë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë pa ndërprerë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre./Gazeta Sinjali/