image Autoritetet japoneze këpusin 100 mijë tulipanë në një qytet që të mos mblidhen turistët

Botë

Koronavirusi/ Autoritetet japoneze këpusin 100 mijë tulipanë në një qytet që të mos mblidhen turistët

news image

Autoritetet në Japoni vendosën të këpusin më shumë se 100 mijë tulipanë për të penguar admiruesit e këtyre luleve të mblidhen, duke rritur rrezikun për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Zakonisht, në këtë periudhë të vitit mijëra lule shumëngjyrëshe pikturojnë fushat në qytetin Sakua, duke tërhequr vëmendjen e turistëve.

Por ndërsa vendi po përballet me masat e distancimit social për të luftuar përhapjen e koronavirusit, autoritetet vendosën t’i këpusnin lulet që vendi të mos ishte më një lokacion turistik.

Ata gjithashtu anuluan dhe festivalin vjetor të tulipanëve në kopshtet e Sakura Furusato Hiroba. /Gazeta Sinjali/