image Automjeti liron tym të madh në Gjilan, ndot ajrin (VIDEO)

Sinjalizime

Automjeti liron tym të madh në Gjilan, ndot ajrin (VIDEO)

news image

Një ndër shkaktarët kryesor pse ajri vazhdon të jetë i ndotur në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë automjetet, e në veçanti ato të vjetra, të cilat lirojnë tym.

E këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë dhe videot të cilat dërgohen nga sinjalizuesit, nga qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një sinjalizues e vlerëson si “paturpësi” atë se çfarë po ndodh rrugëve të këtij qyteti, kjo ngase në video shihet qartazi një automjet i tipit “Iveco”, i cili liron tym të madh përgjatë rrugës që ecë, kështu duke dëmtuar ajrin dhe shëndetin e njerëzve përreth.

/GazetaSinjali/