image PAMJE/ Njerëz të shtrirë në tokë, kaos, tym dhe policë që vrapojnë kudo pas sulmit në New York

Botë

PAMJE/ Njerëz të shtrirë në tokë, kaos, tym dhe policë që vrapojnë kudo pas sulmit në New York

news image

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn në New York, ku dyshohet se ka edhe viktima.

Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se 13 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave, shkruan New York Times.

Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njerëzit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.

Një zyrtar ligjor tha se pesë sulmues u qëlluan nga policia dhe se autoritetet po kërkojnë edhe një burrë tjetër me maskë gazi dhe që mban veshur një jelek portokalli. Ky i fundit dyshohet të jetë iniciatori i sulmit.

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve thanë se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin burimin e sulmit në stacionin e metrosë dhe nëse ndonjë pajisje shpërthyese eksplodoi gjatë të shtënave.

Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Policisë tha se asnjë mjet aktiv shpërthyes nuk ishte gjetur në vendngjarje.

/GazetaSinjali/