Një ndër shkaktarët kryesor pse ajri vazhdon të jetë i ndotur në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë automjetet, e në veçanti ato të vjetra, të cilat lirojnë tym.
E këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë dhe videot të cilat dërgohen nga sinjalizuesit, nga qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një sinjalizues e vlerëson si “paturpësi” atë se çfarë po ndodh rrugëve të këtij qyteti, kjo ngase në video shihet qartazi një automjet i tipit “Iveco”, i cili liron tym të madh përgjatë rrugës që ecë, kështu duke dëmtuar ajrin dhe shëndetin e njerëzve përreth.