image Automjeti e godet një këmbësor në Podujevë

Siguri

Automjeti e godet një këmbësor në Podujevë

news image

Një këmbësor është goditur nga një automjet sonte rreth orës 19:30 në fshatin Shakovicë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut“, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/