Një autobus i linjës Fushë Kosovë – Prishtinë, gjatë ditës së djeshme ka thyer rregullat e trafikut.
Sipas një video të dërguar nga sinjalizues shihet autobusi i linjës “1” me targa “01-634-LN” duke hyrë në të kuqen në semafor, në lagjen “Dardania” në Prishtinë dhe duke lëvizur në shiritin e gabuar.
Kjo thyerje e rregullave të trafikut sipas sinjalizuesit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në orën 15:30.
Në bazë të rregullave të trafikut rrugor një shkelje e tillë dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 150 eurosh.
Atij i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muajsh, si dhe tri pikë negative. /GazetaSinjali/