Praktika e mbushjes së automjeteve transportuese me udhëtarë që qëndrojnë në dyert e tyre e në korridor, po vazhdon edhe në kohë të pandemisë.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje shqetësuese nga autobusi i stërmbushur me udhëtarë “Qendra 3A”, që qarkullon në Prishtinë.
Në autobusin që po i dërgon udhëtarët për në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të kryeqytetit, nuk po respektohet distanca fizike, anipse këtë gjë po e kërkon çdo ditë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në këmbë po qëndrojnë udhëtarët e në mesin e tyre ka edhe fëmijë. E kjo gjë duket normale në Kosovë, pasi pamje të tilla shohim kudo, çdo ditë.
Vapë, tollovi e zhurmë, shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesit. /Gazeta Sinjali/