image Autobusi përplaset me një veturë në rrugën Prishtinë - Ferizaj, lëndohet një person

Siguri

Autobusi përplaset me një veturë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti u shkaktuan mes një veture dhe një autobusi.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete (një veturë dhe një autobus) Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se Njësia e Trafikut Rajonal është duke u marrë me rastin./Gazeta Sinjali/