image Autobusi dhe dy automjete aksidentohen në Skënderaj, lëndohen dy persona

Kosovë

Autobusi dhe dy automjete aksidentohen në Skënderaj, lëndohen dy persona

news image

Një autobus dhe dy vetura janë aksidentuar dje në fshatin Polac të Skënderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, nga ky aksident të lënduar kanë mbetur dy persona të cilët edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Numri i aksidenteve të trafikut çdo herë rritet kur bien temperaturat. Gazeta Sinjali mëson se vetëm në 24 orët e fundit nga aksidentet e trafikut shtatë persona janë lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor.

/Gazeta Sinjali/