image Austria vendos që kosovarët të karantinohen për 14 ditë, me ose pa rezultate të testit për koronavirus

Botë

Austria vendos që kosovarët të karantinohen për 14 ditë, me ose pa rezultate të testit për koronavirus

news image

Shteti i Austrisë ka shtrënguar masat sa i përket hyrjes së qytetarëve të zonave të rrezikuara nga koronavirusi, raporton Zeit im Bild, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga e premtja e ardhshme, ky shtet ka vendosur masën e izolimit 14 ditor për të gjithë personat që do të hynë në Austri nga vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, edhe në qoftë se ata kanë rezultatet negative të testit për koronavirus.

“Nga e premtja, udhëtarët nga zonat e rrezikuara nga koronavirusi duhet automatikisht të futen në karantinë për 14 ditë. Sidoqoftë, vetëm ata që mund të tregojnë një test PCR negativ nga një laborator i certifikuar lejohen të hyjnë në vend. Nëse jeni banues në Austri ose keni nënshtetësi austriake, mund të paraqisni një provë brenda 48 orëve – edhe nëse testi është negativ, masa e karantinës ende vlen. Kjo prek veçanërisht vendet e Ballkanit”, raporton ZIB./Gazeta Sinjali/