image Austria shtrëngon masat, ndalon fluturimet për në Prishtinë

Kosovë

Austria shtrëngon masat, ndalon fluturimet për në Prishtinë

news image

Qeveria e Austrisë ka marrë vendim që të ndalohen të gjitha fluturimet për në Ballkanin Perëndimor.

Masat e reja për zgjerimin e shteteve ku ndalohen fluturimet, do të hyjnë në fuqi nga dita e enjte.

Kështu, pasnesër nuk do të lejohen fluturimet në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, dhe të shteteve tjera fqinje.

Në dekretin e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë në Austri, është vendosur që nga 8 shtete ku ndaloheshin fluturimet, të zgjerohet lista në 18 shtete.

Deri sot ndalohej fluturimi nga Bjellorusia, Kina, Britania e Madhe, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina, ndërsa nga e enjta edhe nga shtetet e Ballkanit Përëndimor.

Sipas dekretit, përjashtime bëjnë vetëm udhëtimet që janë në dobi të Austrisë, aeroplanët që transferojnë të sëmurët dhe personelin shëndetësorë./ Gazeta Sinjali/