image Austria me fitore minimale kalon grupin, Ukraina shpreson kualifikimin nga pozita e tretë

Futboll

Austria me fitore minimale kalon grupin, Ukraina shpreson kualifikimin nga pozita e tretë

news image

Kombëtarja e Ukrainës u sfidua nga Austria në ndeshjen vendimtare të Grupit C, shkruan Sinjali Sport.

Austria fitoi me rezultat minimal 1-0, ndaj kundërshtarit për pozitën e dytë.

Christoph Baumgartner ka shënuar golin e vetëm në ndeshje, pas një asistimi nga David Alaba.

Austria si e dyta në Grupin C ec tutje me gjashtë pikë, ndërsa Ukraina si e treta me tre pikë pret për kualifikim të mundshëm.

Ky është kualifikimi i parë në histori për Austrinë, ku në rrethin e parë kualifikues do përballen me gjigantin evropian Italinë.

Bukureshti ishte nikoqiri i këtij ballafaqimi me stadiumin “Arena Nationala”. /Gazeta Sinjali Sporti/