Kombëtarja e Ukrainës u sfidua nga Austria në ndeshjen vendimtare të Grupit C, shkruan Sinjali Sport.
Austria fitoi me rezultat minimal 1-0, ndaj kundërshtarit për pozitën e dytë.
Christoph Baumgartner ka shënuar golin e vetëm në ndeshje, pas një asistimi nga David Alaba.
Austria si e dyta në Grupin C ec tutje me gjashtë pikë, ndërsa Ukraina si e treta me tre pikë pret për kualifikim të mundshëm.
Ky është kualifikimi i parë në histori për Austrinë, ku në rrethin e parë kualifikues do përballen me gjigantin evropian Italinë.
Bukureshti ishte nikoqiri i këtij ballafaqimi me stadiumin “Arena Nationala”. /Gazeta Sinjali Sporti/