image Austria fut në “listën e gjelbër” Kosovën, nga sot lejohen udhëtimet

Evropë

Austria fut në “listën e gjelbër” Kosovën, nga sot lejohen udhëtimet

news image

Austria ka vendosur se që nga sot të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën epidemiologjike “të gjelbër”, kjo i lehtëson udhëtimet për qytetarët e atyre vendeve dhe udhëtarët që vijnë nga ai rajon në Austri.

Me dekretin që hyri në fuqi në mesnatë, qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë nga sot në Austri, përfshirë edhe si turistë.

Në këtë listë deri më tani ishte vetëm Serbia dhe Maqedonia Veriore, si dhe Shqipëria, ishin në listën “e gjelbër”, kurse prej sot në këtë listë janë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Udhëtarët që vijnë nga vendet në listën “e gjelbër” mund të hyjnë në Austri pa karantinë nëse kanë një certifikatë vaksinimi, me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson – dhe organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH) – Sinofarm kinez dhe Sinovac.  /GazetaSinjali/