Mosmarrëveshja e gjatë ligjore mbi shtëpinë e lindjes së kreut nazist në Braun, midis Republikës së Austrisë dhe ish-pronarit, përfundoi me refuzimin e një ankese kundër vendimit të nacionalizimit.
Pas vendimit të Parlamentit austriak për konfiskimin e shtëpisë, përkatësisht shtetëzimin, në vitin 2016 pronari u përpoq ta sfidonte në gjykatë dhe të kërkonte më shumë kompensim.
Ankesa e ish-pronarit tani është hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë në Vjenë.
Gjykata e Lartë e Linzit në prill hodhi poshtë vendimin e Gjykatës Provinciale Reed për të rritur shumën e dëmeve në 1.5 milion euro.
Gjykata konsideroi se shuma e dëmeve prej 812.000 euro, siç vlerësohet nga eksperti i gjykatës, ishte e mjaftueshme për shumën e paguar tashmë nga shteti. Me këtë kontesti i fundit gjyqësor rreth shtëpisë së Hitlerit mori fund.