image Austri/ Shoferi 87-vjeçar hyn me makinë në mes të tregut, godet 13 persona

Evropë

Austri/ Shoferi 87-vjeçar hyn me makinë në mes të tregut, godet 13 persona

news image

13 persona janë përplasur nga një makinë në një treg në Austri.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në treg, duke përplasur 13 persona, që ndodheshin në treg në ato çaste.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Abacisë së Shën Florianit në jug të Linzit.

Të paktën tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shoferi 87-vjeçar është po ashtu mes të lënduarve.

“Nuk është ende e qartë pse automjeti doli nga rruga”, tha zëdhënësi i policisë, Clemens Lehner.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë./Gazeta Sinjali/