Australia po përgatitet ta zbatojë një projekt që parashikon trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special monitorësh.
Sipas gazetës lokale “The Age”, përmes projektit, të quajtur “spitali virtual”, pacientët me COVID-19 që nuk janë nën kujdes intensiv do të monitorohen përmes sistemit special që do të vendoset në shtëpitë e tyre.
Përmes projektit, i cili fillimisht do të testohet në New South Wales, ndërsa më pas në gjithë vendin në rast suksesi, 200 pacientëve të trajtuar në spitalin në Armidale do t’u monitorohen ritmi i zemrës, frymëmarrja, temperatura dhe tensioni.
Pacientët, të cilët do të monitorohen nga distanca nga ana e mjekëve, do të shtrohen në spital nëse vërehet përkeqësim në gjendjen e tyre.
Në Australi deri më tani janë konfirmuar 3.969 raste me COVID-19, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën. /Gazeta Sinjali/