Alexis Sanchez do të jetë lojtari më i ri i klubit francez, Marsielle.
Ai u përshëndet nga qindra tifozë në aeroport pasi fluturoi me një avion privat nga Milano mbrëmjen e sotme, pasi kishte ndërprerë kontratën me Nerazzurrët me pëlqim të përbashkët.
Tifozët francez krijuan një atmosferë elektrizuese për t’i dhuruar kilianit një mirëseardhje sa më të ngrohtë, përcjell Sinjali Sport.
Testet mjekësore do t’i kalojë nesër në mëngjes dhe më pas do të prezantohet si lojtari më i ri i klubit.
Sanchez do ta bartë fanellën me numrin 70 tek klubi francez.
???? Alexis Sanchez has arrived and the atmosphere in Marseille is INSANE. ????????
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 9, 2022
???? @OMLaProvencepic.twitter.com/1HZk66ZYYM