image Sanchez pranë transferimit në Ligue 1

Futboll

Sanchez pranë transferimit në Ligue 1

news image

Sulmuesi i Interit, Alexis Sánchez, është shumë afër bashkimit me Marseille, sipas raportimeve në Itali.

Reprezentuesi kilian ka qenë me Nerazurët që nga viti 2019, por raportet në Itali sugjerojnë se ata janë përpjekur ta larogjnë atë këtë verë – madje duke konsideruar shkëputjen e kontratës së tij.

Sánchez u la jashtë miqësores së fundit kundër Monacos pasi Interi po shqyrtonte përfundimin e kontratës së tij, por raportet e fundit sugjeruan se ai po kërkon 4 milionë euro dëmshpërblim, gjë që po ndiko në planet e transferimit të Interit.

La Gazzetta dello Sport raporton se ai është në bisedime me skuadrën e Ligue 1 për një lëvizje.

Raporti sugjeron se bisedimet kanë vazhduar që kur ish-shefi i tij i Kilit, Jorge Sampaoli – i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj vere – ishte ende në krye.

Megjithatë, sipas raportit, Sánchez refuzoi çdo bisedë pasi ai po priste për një lëvizje te ish-klubi Barcelona, e cila nuk u realizua kurrë.

Raporti shton se kërkesat për pagën e 33-vjeçarit në Marseille do të jenë më të arsyeshme për shkak të tarifës së largimit që do të marrë nga Interi.

/GazetaSinjaliSport/