image Mourinho: Sanchez është i lumtur te Inter, nuk ishte te Man United

Futboll

Mourinho: Sanchez është i lumtur te Inter, nuk ishte te Man United

news image

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka shpjeguar se sulmuesi Alexis Sanchez nuk ishte i lumtur te Man United, por ka rigjetur formën te Interin.

Kiliani realizoi një gol spektakular nga distanca për të vulosur fitoren e djeshme të Interit ndaj Romës në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Mourinho e kishte quajtur Sanchezin si ‘burrë i mërzitur’ gjatë kohës që punuan në “Old Trafford” në vitet 2017-19, para transferimit të “Neurazzurët”.

“Bisedova me të para fillimit të ndeshjes. Në Angli, nuk ishte në vendin e duhur. Këtu te Inter, është i lumtur dhe ku përket”, deklaroi ai.

Sanchez deri me tani ka shënuar gjashtë gola në 23 paraqitje, derisa ka edhe katër asistime.  /Gazeta Sinjali Sporti/