image Atmosfera e "Dardanëve" para ndeshjes Angli-Kosovë

Futboll

Video/ Atmosfera e “Dardanëve” para ndeshjes Angli-Kosovë

news image

Rreth një orë para fillimit të ndeshjes historike të Kosovës kundër Anglisë, tifozët e Kosovës të cilët kanë shkuar në qytetin anglez, Southampton për t’i mbështetur futbollistët tanë, kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme.

Me flamuj të Kosovës dhe ata kombëtarë, “Dardanët” kanë kënduar për Kosovën pak minuta para se të hyjnë në “St. Mary’s Stadium”, ku Kosova do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa tifozët kosovarë këndojnë “Oj Kosovë, nëna ime” dhe “O sa mirë me qenë shqiptar”, tifozët e Anglisë e shijojnë atmosferën duke e pritur ndeshjen ulur e të qetë.

Kur ka mbetur më pak se një orë nga fillimi i ndeshjes, janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy ekipet.

Ndeshja Angli-Kosovë që fillon në orën 20:45, do të referohet nga gjyqtari gjerman, Felix Zwayer. /Sinjali