image Atletico e gatshme ta lë Felixin të huazohet në janar, Arsenal dhe United hidhen në garë për të

Futboll

Atletico e gatshme ta lë Felixin të huazohet në janar, Arsenal dhe United hidhen në garë për të

news image

Atletico Madrid është gati që ta lejojë Joao Felix-in t’i bashkohet një klubi të Premierligës angleze në formë huazimi muajin e ardhshëm për sa kohë që kostot e Fair Play-t financiar të kontratës së portugezit të mbulohen plotësisht nga skuadra e tij e re.

Felix iu bashkua Atletico Madridit për një tarifë transferimi prej 126 milionë euro (110.9 milionë funte) në verën e vitit 2019. Kostoja në kontratën shtatëvjeçare të sulmuesit arrin në 18 milionë euro në sezon me klubin e La Ligës që kërkon një tarifë huazimi prej gjysmën e kësaj shume (8 milion funte) plus paga e lojtarit që do të paguhet plotësisht.

Arsenali – aktualisht pesë pikë larg Manchester Cityt në tabelën e Premierligës – është i interesuar për nënshkrimin e Felix-it pas humbjes së Gabriel Jesus nga operacioni në gju, raporton Daily Record, përcjell Sinjali Sport.

Manchester United gjthashtu po e konsideron Felix-in si zëvendësues të Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit u ndërpre me pëlqim reciprok përpara finaleve të Kupës së Botës, megjithatë diskutimet me Arsenalin mendohet të jenë më të avancuara për momentin.

Felix, i cili mbushi 23 vjeç muajin e kaluar, ka qenë i pakënaqur në Estadio Metropolitano për më shumë se një vit, duke luftuar me menaxhimin dhe qasjen taktike të Diego Simeones.

/GazetaSinjaliSport/