Administrata Tatimore e Kosovës gjatë një aksioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar mall e pasuri në vlerë të 500 mijë eurove.ndaj gjashtë tatimpaguesve në Prishtinë.
Ky aksion erdhi pasi tatimpaguesit nuk i kanë përmbush kërkesat ligjore tndaj ATK-së, në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuar, si dhe nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të ATK-së, se do të ndërmerren veprimet e mbledhjes së detyrueshme të tatimeve, përmes konfiskimit të pasurisë.
ATK vlerëson se aktiviteteve intensive që është duke ndërmarr, kanë rezultuar me trend pozitiv të zvogëlimit të borxheve, të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave.
Administrata Tatimore paralajmëron se aksioni në fjalë do të shtrihet edhe në mbledhjen e të gjitha gjobave mandatore, të cilat janë të pa-paguara dhe se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Kështu, u bën thirrje të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme./Gazeta Sinjali/