ATK njofton se janë 512.5 milionë euro tatime të mbledhura për periudhën janar-tetor 2021, të hyra këto të cilat tejkalojnë projeksionet e planifikuara për këtë periudhë kalendarike, duke shënuar rritje për 122.1 milionë euro apo 31.3 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Ndërsa, nëse i referohemi planit kemi rritje të inkasimit për 40.2 milionë euro apo 8.5%. Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021. Indikatorët të cilët çdoherë janë duke dhënë rezultate në realizimin e objektivave, janë shërbimet e mira ndaj tatimpaguesve, të cilat afro 100% janë digjitalizuar, po ashtu trajtimi i barbarët dhe profesional janë vlerë e shtuar e këtij reflektimi të performancës“, thuhet në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/