Dy shqiptarët që u vranë gjatë një atentati mafioz ditën e djeshme në Greqi janë identifikuar dhe bëhet fjalë për Kreshnik Çerçizaj 41 –vjeç i cili mori një plumb në kokë dhe Armando Ogranja është 44-vjeçari që mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark.
Sipas mediave greke një nga viktimat rezultoi bodyguard klubesh në atë zonë, që funksiononte në rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit shihet se autori mban në kokë kapuçin dhe në fytyrë ka një maskë.
Ai afrohet te tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar në drejtim të dy shqiptarëve dhe më pas largohet.
Krahas dy shqiptarëve që kanë ndërruar jetë, ka mbetur e plagosur edhe një grua që dyshohet se është pronarja e lokalit. Një nga pistat e hetimit është larja e hesapeve.