Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, është bërë shënjestër e një atentati me armë zjarri pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:27 te Mbikalimi i Shkozetit, raportojnë mediat e Shqipërisë.
Makina e prokurorit është qëlluar me armë zjarri dhe nga të shtënat ka mbetur i plagosur ai dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të.
Prokurori dhe dy të plagosurit e tjerë janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Raportohet se njëri nga tre të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Prokurori Arjan Ndoja u vu në qendër të opinionit publik kohëve të fundit nga kryeministri Edi Rama, i cili e akuzonte për lidhje me bandat kriminale./Gazeta Sinjali/