image Atdheu heq dorë nga Xhuli

Bota e Yjeve

Atdheu heq dorë nga Xhuli

news image

Atdhe Xharavina, një nga banorët e Big Brother Vip Kosova, ka deklaruar se ka hequr dorë nga marrëdhënia e tij me Xhulin.

Që në fillim të spektaklit të sotëm, u shfaq një përmbledhje e një diskutimi mes Mbresës dhe Xhulit, ku kjo e fundit përmendi edhe një herë historinë e saj me dikë jashtë.

Kjo gjë duket se ka mërzitur Atdheun, i cili pas videos u ngrit nga vendi ku po qëndronte pranë Xhulit, për të shkuar dhe për t’u ulur pranë Artës.

Ai pastaj u ftua në dhomën e rrëfimit, pasi ishte i shqetësuar.

Aty, Atdheu tha se heq dorë nga Xhuli, pasi sipas tij, ajo është mjaftueshëm e rritur për të kuptuar që diskutimi për atë temë i pengon Atdheut.

“E kam toleruar një herë, nuk mund ta toleroj më. Nuk ma lejon setra” tha Atdheu.

/GazetaSinjali/