image Aston Villa me përmbysje e mposht Tottenhamin

Futboll

Aston Villa me përmbysje e mposht Tottenhamin

news image

Java e 37-të në Premierligë filloi dje me disa takime e vazhdoi sot me disa tjera, shkruan Sinjali Sport.

Një ndër ndeshjet e sotme ishte ajo mes Tottenhamit dhe Aston Villas, që përfundoi në të mirë të këtyre të fundit 1-2.

Aston Villa fitoi ndaj londinezve ne Londër përmes golave të Sergio Reguilon autogol (20’) dhe Ollie Watkins (39’).

Golin e vetëm për Spurs e realizoi Steven Bergwijn në minutën e tetë.

Me këtë fitore mysafirët gjenden në pozitën e 11-të me 52, derisa vendasit tashmë rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, pasi janë në pozitën e gjashtë me 59 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/