Java e 37-të në Premierligë filloi dje me disa takime e vazhdoi sot me disa tjera, shkruan Sinjali Sport.
Një ndër ndeshjet e sotme ishte ajo mes Tottenhamit dhe Aston Villas, që përfundoi në të mirë të këtyre të fundit 1-2.
Aston Villa fitoi ndaj londinezve ne Londër përmes golave të Sergio Reguilon autogol (20’) dhe Ollie Watkins (39’).
Golin e vetëm për Spurs e realizoi Steven Bergwijn në minutën e tetë.
Me këtë fitore mysafirët gjenden në pozitën e 11-të me 52, derisa vendasit tashmë rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, pasi janë në pozitën e gjashtë me 59 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/