image "Associated Press" dhe "The Washington Post" raportojnë për helmimin e verifikuesve të KQZ-së

Kosovë

Lajmi/ “Associated Press” dhe “The Washington Post” raportojnë për helmimin e verifikuesve të KQZ-së

news image

Helmimi i verifikuesve të KQZ-së nga zarfet e ardhura nga Serbia është bërë lajm deri në Agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press”, si dhe në gazetën e madhe në SHBA, “The Washingron Post”.

AP ka shkruar për 26 zyrtarët e KQZ-së që morën alergji derisa po i hapnin zarfet me votat e ardhura nga Serbia.

Duke treguar për simptomat e helmimit, AP thekson se një numër i madh i verifikuesve u dërguan në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Edhe gazeta e madhe amerikane, “The Washington Post” ka raportuar për zhvillimet e fundit që kanë ardhur nga Qendra e Numërimit dhe Rinumërimit të votave në Kosovë.

“Washington Post”, duke transmetuar raportimin e agjencisë së lajmeve AP, shkruan se autoritetet në Kosovë thonë se disa zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor janë dërguar në spital me probleme shëndetësore pasi kanë hapur pesë pako votimi nga Serbia.

Numërimi i votave është ndërprerë rreth orës 11:00, kur 5 kutitë me fletëvotime rreth 80 kilogramëshe që kanë ardhur nga Serbia, u hapën për t’u numëruar. Zarfet me votat e ardhura nga atje kanë kundërmuar, duke ndikuar ashpër në shëndetin e shumë verifikuesve. /Gazeta Sinjali/