Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të bilancit të koronavirusit nga IKSHPK-ja, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Ahmeti tha se pasojat e masave të gabuara janë të mëdha, jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt.
“Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndërsa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë”, shkroi Ahmeti në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi!
Prizreni 29 raste e 3 vdekje’
A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim.
Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë
25 nëntor – 704
26 nëntor – 775
27 nëntor – 764
28 nëntor – 639
29 nëntor – 626
Në fillim krijohet bindja se është në rënie.
Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër.
25 nëntor – 704/1651 42.6 %
26 nëntor – 775/1903 40.7 %
27 nëntor – 764/1827 41.8 %
28 nëntor – 639/1565 40.8 %
29 nëntor – 626/1505 41.5 %
Pra 40 përqind positivity është tepër tepër shifër e lartë. Dhe nuk po bjen.
Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë./Gazeta Sinjali/